LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me futbollistin më të fortë në botë për momentin: Luan në Serie A, punon në një fermë dhe ka një rutinë të pazakontë ushqimi

Njihuni me futbollistin më të fortë në botë për momentin: Luan në Serie A, punon në një fermë dhe ka një rutinë të pazakontë ushqimi

Federico Baschirotto mund të jetë futbollisti më i fortë në botë për momentin. Ata që e shikojnë nga afër futbollin e Serise A-së, do të njihen tashmë me mbrojtësin 26-vjeçar, i cili iu bashkua Lecces nga Ascoli verën e kaluar.

Është e vështirë të humbasësh nga sytë Baschirotton për shkak të madhësisë së tij muskuloze. Sipas WhoScored, mbrojtësi ka qenë lojtari i tretë më i mirë i Lecces në Serie A deri më tani këtë sezon.


Ai bëri paraqitjen e tij të fundit kundër Romës së Jose Mourinhos të shtunën – një ndeshje nga e cila Lecce doli me një barazim 1-1.

Të gjitha lajmet nga Lecce
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lecce

Baschirotto mendoi se do të shënonte golin e tij të katërt në ligë të sezonit në minutën e shtatë të ndeshjes, por ai u pranua zyrtarisht si autogol i Roger Ibanez.

Megjithatë, qendërmbrojtësi ka arritur të shënojë tri gola mbresëlënës këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë të klubit në Serie A.

Pasi shënoi golin e tij të fundit kundër Cremonese, Baschirotto festoi duke treguar muskujt e tij të mëdhenj.

Kundërshtarët me gjasë habiten kur e shohin atë nga afër, për shkak të muskujve të tij tejet të zgjeruar.

Por si u bë kaq muskuloz Baschirotto?

Epo, fakti që ai punon në fermën e familjes së tij kur nuk luan futboll mund të shpjegojë pjesërisht pse ai duket si një sportist i bodybulidingut.

Në vend që të shkonte me pushime në fund të sezonit të kaluar, si pothuajse çdo futbollist tjetër, Baschirotto filloi të punonte në fermë.

Gazzetta dello Sport raporton se Baschirotto u ndihmon vëllezërve të tij në rritjen e biznesit familjar.

Një nga vëllezërit e tij tha se Federico kishte shkuar në palestër për tetë vitet e fundit dhe se hante vetëm pulë dhe oriz. I ofrojnë herë pas here një biftek ose makarona të përgatitura mirë, por ai nuk është i interesuar.

Çfarëdo që Baschirotto po konsumon në baza ditore, është e qartë se po funksionon për të.

I zbuluar nga Chievo në moshën 16-vjeçare, Baschirotto nuk pushoi kurrë së besuari në aftësitë e tij dhe tani po korr shpërblimet e punës së tij disavjeçare.

Nëse ai vazhdon të impresionojë deri në fund të sezonit, atëherë një transferim në një klub edhe më të madh në fund të edicionit sigurisht që do të jetë një mundësi shumë reale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori