LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me demin më të madh në botë, peshon 1 ton dhe është i gjatë 2 metra (Foto)

Njihuni me demin më të madh në botë, peshon 1 ton dhe është i gjatë 2 metra (Foto)

Me një peshë prej një ton dhe një gjatësi 2 metra, Danniel, sipas pronarëve të tij është demi më i madh në botë.

Kafsha jeton në fermën Lost Coast Hay në Kaliforni dhe ha katër herë më shumë se sa gjedhët normalë.


Ken Farley i cili është kujdesur për Danniel që kur lindi, vuri re se demi ishte anormalisht i madh pasi i hidhte shishen nga duart kur e ushqente.

“Demat Holsteins njihen për madhësinë e tyre, por ai është më i madh se mesatarja,” tha Farley për Daily Mail, transmeton gsh.

Ai gjithashtu ka njoftuar Rekordet Botërore Guinnes për të ardhur në fermën e tij e për të matur Danniel në mënyrë që të njihet zyrtarisht si demi më i gjatë në botë.

2

3