LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

Ajo është vetëm 24 vjeçare dhe ditë më parë rrëmbeu kurorën e më të bukurës në botë.

Fjala është për modelen nga Deçani, Behare Maksutaj, e cila në fund të vitit të kaluar u zgjodh “Miss Shqiptarja në botë” – në kuadër të spektaklit të realizuar nga “Gecjan Fashion Group”.


E njëjta arriti të triumfojë në mesin e shumë vajzave të bukura, ndonëse kjo ishte në sfidë e madhe për shkak të angazhimeve si një grua e martuar e po ashtu edhe si nënë.

View this post on Instagram

A post shared by LL 🦋 BB (@beharemaksutaj)

Maksutaj në një intervistë ekskluzive për Telegrafin rrëfen më shumë për karrierën profesionale e jetën private, duke mos lënë anash as planet e së ardhmes.

Për publikun jeni bërë më e njohur pas shpalljes “Miss Shqiptarja në Botë 2020”, kush është në të vërtetë Behare Maksutaj?

Siç është cekur edhe nga ju, unë jam Behare Maksutaj me prejardhje nga Deçani por që jetoj dhe veproj që gjashtë vite në Zvicër. Momentalisht jam 24 vjeçare, jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

Si të bën të ndihesh fakti që në mesin e shumë vajzave keni arritur të rrëmbeni kurorën e më të bukurës?

Natyrisht se ndihem shumë mirë dhe krenare që kam arritur të rrëmbej kurorën, në mesin e gjithë atyre vajzave të bukura..

View this post on Instagram

A post shared by LL 🦋 BB (@beharemaksutaj)

Ka qenë një dëshirë e hershme pjesëmarrja në kompeticionin në fjalë, apo ishte gjithçka në mënyrë rastësore?

Ka qenë një dëshirë e imja e hershme, të cilën pasi u bëra nënë në moshë të re e kam lënë të fjetur, por pasi që trupi im nuk pësoi ndryshime të mëdha pas lindjes, kisha ende vetëbesimin për të marrë pjesë në këtë konkurs.

Na trego pak më shumë se kur keni filluar të merreni me modeling, ishit pjesë e ndonjë gare bukurie tjetër?

Kam filluar para një viti me fotosesione të ndryshme, më tej kam pasur shumë oferta për sfilata në vende të ndryshme të botës, po që shkaku i pandemisë me coronavirus momentalisht janë shtyer.

Po, përveç modelingut ke pasione të tjera?

Modelingu qëndron pasioni im në radhë të parë dhe më i madhi që kam pasur, por përveç tij unë kam pasion edhe sportin.

Jeta jote përtej fushës së modës, na trego pak më tepër rreth përditshmërisë tënde?

Atëherë, kohën më të madhe ua kushtoj fëmijëve të mi të cilët më lumturojnë çdo ditë, por kur kam kohë të lirë merrem edhe me sport dhe njëkohësisht jam lexuese e pasionuar pas librave për jetën.

View this post on Instagram

A post shared by LL 🦋 BB (@beharemaksutaj)

Ju tashmë jeni duke ndërtuar të ardhmen, a është modelingu profesioni ku e shihni veten?

Modelingu është diçka që unë e bëj me shumë dëshirë dhe besoj që çdo gjë që bëhet me dashuri sjell edhe rezultate të mira.

Kush ju ka mbështetur më shumë gjatë këtij rrugëtimi? Sa e vështirë ishte?

Gjatë këtij rrugëtimi më ka mbështetur bashkëshorti, familja, dhe një shoqe e imja Valentina Rexhaj të cilën vlen ta përmend. Sa i përket asaj se sa ka qenë e vështirë, ishte paksa për faktin që unë kam fëmijë, por që rrugëtimin tim ma kanë lehtësuar personat e lartpërmendur.

Behare Maksutaj shpallet “Miss Shqiptarja në Botë 2020”
Lexo po ashtu Behare Maksutaj shpallet “Miss Shqiptarja në Botë 2020”

Cilat janë planet e Behares për të ardhmen?

Mund të them që kam shumë plane por që deri ti realizoj në të vërtet nuk pëlqej që t’i flasë… ajo çfarë mund të them – ky është vetëm fillimi.

Cili do ishte mesazhi i juaj, për të gjithë ata që kanë ëndrra e synime në jetë?

Mesazhi im për të gjithë ata që janë duke lexuar këtë intervistë është që t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të besojnë në to, e që asnjëherë të mos dorëzohen. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by LL 🦋 BB (@beharemaksutaj)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori