LAJMI I FUNDIT:

Njihet si një mysliman i përkushtuar – Salah ndihmon në ndërtimin e kishës që u dogj nga zjarri

Njihet si një mysliman i përkushtuar – Salah ndihmon në ndërtimin e kishës që u dogj nga zjarri

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah thuhet se ka dhuruar një shumë të madhe të parave të tij për të ndihmuar në rindërtimin e një kishe të shkatërruar nga një zjarr vdekjeprurës në Egjipt.

Të paktën 41 persona humbën jetën në Giza, e cila ndodhet përtej Nilit nga kryeqyteti Kajro, pasi një zjarr shpërtheu në fundjavë. Rreth 1,000 besimtarë të krishterë u mblodhën për meshën në kishën “Abu Sifin” të dielën. Zjarri, për të cilin zyrtarët besonin se ishte shkaktuar nga një defekt elektrik në një njësi të ajrit të kondicionuar, bllokoi një dalje dhe shkaktoi një rrëmujë. CNN raportoi se të paktën 18 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Sipas gazetës egjiptiane OnTime Sports, Salah ka dhuruar tre milionë dollarë egjiptianë, që është e barabartë me rreth 154 mijë euro. Sulmuesi i Liverpoolit, i cili ka lindur në Nagrig, në veri të Egjiptit, nuk është i panjohur për të ndihmuar në kauza bamirësie, si në Angli ashtu edhe në vendin e tij.

Ndryshon lista e lojtarëve më të paguar në botë - pas kontratës së re të Salahut te Liverpooli
Lexo po ashtu Ndryshon lista e lojtarëve më të paguar në botë - pas kontratës së re të Salahut te Liverpooli

Lista e bamirësisë së “Sunday Times 2022” e vlerëson atë si personin e tetë më bujar në Mbretërinë e Bashkuar. Gazeta vlerëson se ai kohët e fundit ka dhënë afro tre milionë euro – ekuivalente me gjashtë për qind të pasurisë së tij të vlerësuar afro 50 milionë euro.

Një nga donacionet e tij më të shquara erdhi në vitin 2019, kur ai dhuroi afro tre milionë euro për Institutin Kombëtar të Kancerit në Kajro pasi u dëmtua rëndë nga një makinë bombë. Salah ka ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e një spitali, shkolle, qendre rinore dhe njësi ambulance në Nagrig, si dhe ka siguruar pesë hektarë tokë për një impiant për trajtimin e mbeturinave, duke i lejuar banorët të kenë një burim të sigurt të ujit të pastër.

Damage is seen after a fire tore through a Coptic Christian church on August 14, 2022 in the Imbaba neighborhood of Giza, Egypt
Foto: Islam Safwat/Getty Images

Salah vlerësohet të ketë dhuruar më shumë se 500,000 mijë euro për të ndihmuar vendlindjen e tij.

Donacionet e 30-vjeçarit nuk mbarojnë me kaq. Ai gjithashtu raportohet se ka blerë pajisje për palestrën, ka paguar për çiftet për t’u martuar dhe ka prezantuar trofe të futbollit të të rinjve në Nagrig.

Salah gjithashtu dhuroi afro 50 mijë euro për Shoqatën e Lojtarëve Veteranë Egjiptianë për të ndihmuar ish-futbollistët që kanë kaluar në periudha të vështira pas tërheqjes nga loja. /Telegrafi/

People attend the funeral ceremony for those who lost their lives in the Abu Sefein Church fire at the church of the Blessed Virgin Mary in Giza, Egypt on August 14, 2022
Foto: Islam Safwat/Getty Images

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori