LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që vlen një miliard euro – Haaland shet një fanellë çdo 12 sekonda, zëvendësoi Messin dhe Ronaldon

Njeriu që vlen një miliard euro – Haaland shet një fanellë çdo 12 sekonda, zëvendësoi Messin dhe Ronaldon

Manchester City prezantoi fanellën e re për sezonin e ardhshëm në xhiron e fundit të Ligës Premier kundër Brentfordit dhe pas ndeshjes kjo fanellë u bë një hit i vërtetë.

Një fanellë e re shitet çdo 12 sekonda dhe “fajtori” kryesor për këtë është Erling Haaland, shkruan Daily Mail.


Norvegjezi ishte fytyra e reklamave për fanellën e re së bashku me Jack Grealish dhe sipas drejtuesve të Man Cityt nuk kishin pasur kurrë një hov të porosive të tilla në histori dhe se kjo ishte falë Erling Haaland.

Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit" dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier
Lexo po ashtu Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit" dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier

Daily Mail shkruan se Haaland është rritur në një fenomen marketingu që mund të jetë edhe më i madh se Cristiano Ronaldo.

Fytyra e re e futbollit

Erling Haaland është fytyra e re e futbollit. Ronaldo dhe Messi po largohen, dhe Haaland dhe Mbappe do të marrin rolet e tyre. Por Haaland është shumë më ndryshe. Ai i solli Cityt miliona tifozë të rinj, kryesisht të rinj, të cilët nuk mbështesin më klubet, por lojtarët.

Haaland duket shumë më i afërm me njerëzit se sa Messi dhe Ronaldo, dhe kjo është pikërisht ajo që pëlqejnë më shumë fansat e tij. Ai tregon në rrjetet sociale se bën gjëra siç bëjnë fëmijët e “zakonshëm”, gjë që është normale sepse edhe ai vetë është pjesë e atij brezi.

Haaland dhe partnerja e tij, Isabel Johansen morën vëmendje në festën e Manchester Cityt me pizhame blu
Lexo po ashtu Haaland dhe partnerja e tij, Isabel Johansen morën vëmendje në festën e Manchester Cityt me pizhame blu

Gjatë Kupës së Botës, ai shkoi me ekipin U-23 të Man Cityt në përgatitjet në Abu Dhabi. Ai ishte atje me Riyad Mahrezin, duke bërë shaka, duke luajtur video lojëra dhe duke postuar gjithçka.

Ai u shoqërua me fëmijët e klubit ku qëndroi Man City dhe linte përshtypjen e një njeriu që është një prej tyre. Por ai është gjithçka tjetër veçse i zakonshëm.

Haaland flet për vitin e tij të parë te City: 36 gola në debutim, jo keq
Lexo po ashtu Haaland flet për vitin e tij të parë te City: 36 gola në debutim, jo keq

“Erling vlen një miliardë euro. Nuk e hamend kur e them këtë, por jam i sigurt për këtë. Ata thonë se askush nuk është i çmendur të paguajë kaq shumë para për një lojtar, por është një çmim real nëse e keni parasysh, cilësitë e tij, progresin dhe vlerën e marketingut”, kishte thënë agjentja e tij Rafaela Pimento.

Marrëveshje rekord

Dhe shifrat tregojnë qartë se ajo që thoshte Rafaela kishte bazë. Haaland nënshkroi një marrëveshje të re sponsorizimi me Nike muajin e kaluar, e cila është më e madhja në historinë e futbollit. Ai do të marrë 25 milionë euro në sezon për veshjen e këpucëve të futbollit Nike, të cilat janë bërë enkas për të në një qytet italian. Veç kësaj, Nike i bëri një nder të madh duke e quajtur pasardhësin e Ronaldos brazilianit.

“Rekordet që ai thyen dhe standardet që ai vendos në futbollin modern e bëjnë atë trashëgimtarin e numrit 9. Ai është një sulmues i një brezi të ri”, shkroi Nike, e cila krijoi linjën sportive “R9” kur Ronaldo i Brazilit ishte në klub. Emri i Haaland është “Force9”.

Është vetëm një nga një seri kontratash të nënshkruara nga norvegjezi i mrekullueshëm 22-vjeçar. Me një pagë gati një milion euro (me bonuse) në javë në Man City, Haaland bashkëpunon me kompanitë më të mëdha në botë. Samsung i ka paguar 2.5 milionë euro për të qenë fytyra e tij në reklamat në vendlindjen e tij, Norvegji.

Shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi

Breitling, marka e shtrenjtë e orëve, i paguan atij 1 milion funte në vit. Detajet e kontratës me kompaninë 560 milionë dollarësh Hyperice nuk dihen, ashtu si ato me shërbimin norvegjez të transmetimit Viaplay. Të dyja kompanitë thuhet se e paguajnë shumë mirë.

Ai është krejtësisht ndryshe nga Messi dhe Ronaldo. Ai është vërtet i lumtur kur një nga shokët e tij shënon gol dhe jo ai. Nuk mund ta shihni këtë me Messin dhe Ronaldon. Ai është fytyra e re e futbollit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori