LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që e diktoi ditën e parë të Ligës së Kampionëve, 19-vjeçari shënon het-trik në debutimin e tij dhe barazon rekordin e Rooneyt

Njeriu që e diktoi ditën e parë të Ligës së Kampionëve, 19-vjeçari shënon het-trik në debutimin e tij dhe barazon rekordin e Rooneyt

Gjatë Kampionatit Botëror për 21 vjeçar të mbajtur në këtë vit ishte folur shumë për Erling Braut Haland, pasi kishte shënuar nëntë herë në një ndeshje.

Haland edhe sot është kryefjalë e medieve botërore, pasi në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburgun shënoi het-trik, ndaj Genkut në fitoren 6-2.


Edhe për klubin austriak ishte ndeshja e parë që nga viti 1994 në këtë garë.

Haland me golat e sotme, e ka barazuar rekordin e vendosur nga Wayne Rooney në vitin 2004, kur debutoi ndaj Fenerbahces (6-2), ku shënoi het-trik.

Norvegjezi vjen nga një familje e njohur për futboll, pasi që edhe babai i tij, Alf-Inge Haland, ka luajtur me klube si Nottingham Forest, Manchester City dhe Leeds.

Për Haland është folur edhe para verës, ku në ndeshjen mes Norvegjisë dhe Hondurasit, që u mbyll 12-0, ai shënoi nëntë herë.

Mbajeni mend këtë emër, Erling Braut Haland – talenti që shënoi nëntë gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror U21
Lexo po ashtu Mbajeni mend këtë emër, Erling Braut Haland – talenti që shënoi nëntë gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror U21

Për lojtarin gjatë verës ishin interesuar klube si Juventus dhe Manchester United.

Me golat e stome, tashmë për të ka filluar të punojë koha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori