LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i lumtur në botë e tregon sekretin: Për lumturi nevojiten vetëm 15 minuta në ditë

Njeriu më i lumtur në botë e tregon sekretin: Për lumturi nevojiten vetëm 15 minuta në ditë

Kush është njeriu më i lumtur në botë? Nëse këtë pyetje e bëni në Google, emri Matthieu Ricard do të jetë përgjigja.

Matthieu Ricard, 69 vjeçar, është murg nga Franca që njihet si njeriu më i lumtur në botë, transmeton Telegrafi.


Kjo për shkak se ai kishte marrë pjesë në një studim 12-vjeçar të trurit për meditim.

Shkencëtarët ia kishin lidhur Ricardit 256 sensorë në kokë dhe kishin zbuluar se kur Ricardi meditonte, mendja e tij ishte e ndritshme në mënyrë të pazakonshme.

Ricard, i cili shpeshherë mediton për ditë të tëra pa u mërzitur fare, ka treguar këshillat e tij se si mund të bëheni më të lumtur.

Shpenzoni vetëm 15 minuta në ditë me mendime pozitive

Vetëm duke pasur mendime pozitive për 15 minuta në ditë, Ricard thotë se ju mund të bëheni tejet të lumtur.

Kur ne përjetojmë ndjenja të lumturisë dhe dashurisë, është e rrufeshme e pastaj diçka tjetër ndodh, kështu lëvizim në mendimin tjetër.

Në vend të kësaj, ai sugjeron të mos e lini mendjen të shpërqendrohet, por përqendrohuni në emocione pozitive për 15 minuta pa u ndalur.

Nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë, pas vetëm dy jave ju do t’i vëreni rezultatet pozitive në mendje.

Vlen të ceket se kjo është dëshmuar edhe nga neuroshkencëtarët, ku disa prej tyre madje kanë sugjeruar se vetëm 20 minuta meditim në ditë mund t’i bëjë njerëzit më të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori