Nga: Ali Podrimja
1.
Askush nuk mund të demantojë se nuk kam jetuar në dy mileniume. Të dytin e mbylla me një klithmë njerëzore. Të tretin do ta hap se çfare ka. Brisku i berberit vazhdon të vizullojë prapë. Edhe mileniumi i ri nuk do të jetë pa probleme. Ndonjë mik i pavrarë ende, do ta lë epitafin: lindi në mileniumin e dytë, të tretin as e grithi.
2.
Do t’i kem mbi njëmijë vjet. E dashura ajo e ditës së parë: e freskët, e bukur dhe e pavdekshme …
3.
Ata që nuk e përjetuan, as nuk ia panë surratin mileniumit të dytë, do thonë: çfarë njerëz paskan qenë baballarët, nuk paskan ditur të vdesin. Deri në kohë tonë gdhijnë!
4.
Në mes dy mileniumeve ndodhën vërtet çudira mbi çudira. Vizuelisht e lexuam Biblën moderne. Kjo ndodhi para një mijë e një viti. Nëpër Bllacë kisha mbledhur fjalët e therura. I solla në mileniumin e ri. Mund të bëni ç’dëshironi me to.
5.
Ne kishim probleme të tjera. Mbetëm kokëfortë se besonim në dinjitetin njerëzor. Na gëzon nëse kush gurin e vë në vendin e vet.
6.
Do të flitet si për diçka tepër, tepër të largët. Kjo ngjarje ka ndodhur në mileniumin e dytë, do të thonë. Kishin arritur të shpëtojnë nga xhehnemi ca libra dhe një flamur. Më pak do të dëgjohet se shqiptarët ishin njëri nga dy popujt më të vjetër të Ballkanit dhe gjuha shqipe ishte e dymbëdhjeta gjuhë botërore, siç e mbështeti këtë edhe një shkrimtar i hershëm. Me ardhacakë do të ketë telashe prapë. Nuk mund të shkulen nga mesjeta, e cila paska ekzistuar tash e një mijë e pesëqind vjet më parë. Por, deri ku qenka shtrirë Vilajeti i Kosovës?
7.
Udhëtimi i mëtutjeshëm varet te organizimi. Do e bëjmë udhën si fis apo komb? Na pëlqeftë nocioni i parë, mileniumin e ri vetëm do ta prekim. Ndokush mund të shkruajë: në Ballkan kanë ekzistuar edhe ca fise. Po qe se mbështesim nocionin e dytë, do të mundim të keqen. Prapë fqinj veriorë do t’i kemi fiset sllave dhe grekët do t’i luten zotit të tyre të mos zbresim më poshtë. Vetëm shkami të ne mbet fatkeqësi.
8.
Detrat tanë do të lagin çdo pëllëmbë të tokës sonë, e cila zdirgjet e del nga ta. Besoj se më të copëtuar nuk do të jemi. Do ta gjejmë edhe ne zotin tonë. Mund të ketë edhe ndonjë luftë. Por, kufiri kohor shqiptar mbetet Bllaca. Tej vitit 1999 dardanët shtriheshin deri aty, në mileniumin e tretë arritën deri këtu.
9.
Shkaktar do të jetë Evropa për gjithçka që ndodh me ne. Kur të kthehen ata me Liburnë, lëjuni hapur librat tanë të moçëm …
I besojnë këtij shkrimi ata që pranojnë se nuk kanë kremtuar asnjë përvjetor të rëndësishëm. Vargun e thënë në mileniumin e dytë Kosova është gjaku im që nuk falet, më vjen keq edhe në të tretin të përsëritet. Fundi kurrë nuk dihet.
10.
Shoh se çdo gjë jona ka mbi një mijë vjet. Të kujtojmë ku ishim, ose rrotën e historisë ta luajë ai që nuk beson. Rileximi i ngjarjeve bëhet i tmerrshëm.
Një telefonatë nga mileniumi i kaluar: a sheh, na bëjnë shtet! Në këtë qyshk, e moti ishim, i them, por nuk ditëm ta mbajmë, se nuk kishim Zot …
Më i vjetër se dy mileniume jam megjithatë. Ngris dollinë për dashurinë që vazhdon të ndritë udhën tehut të lepit. /Javorja “Zëri”, 2000/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Çfarë thonë sondazhet për Kamala Harris dhe çfarë për Donald Trump, dy javë para zgjedhjeve në SHBA?
Erdogan reagoi për herë të parë rreth vdekjes së Gulenit
Rusët i rrethuan dhe më pas filloi aksioni i ukrainasve: Ky ishte rrëfim për Hollywood
Lamine Yamal emëron idhullin e tij të futbollit dhe nuk është Lionel Messi
Ish-kryeministri italian: Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët kur tërheqin zvarrë ish-presidentin e tyre
Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026