LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas tërmetit shkatërrues – mbijetesa në qytete fantazmë të Turqisë

Një vit pas tërmetit shkatërrues – mbijetesa në qytete fantazmë të Turqisë

Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 vetë ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125 mijë u plagosën.


Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.

Jeta provizore bëhet e përhershme

Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontejnerë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatayt. Më shumë se 187.000 vetë kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontejnerë.

"Çfarë po bëjnë prindërit e mi? - pyetja që i bëri i mbijetuari një të afërmi pasi u nxor nga rrënojat pas 10 ditësh
Lexo po ashtu "Çfarë po bëjnë prindërit e mi? - pyetja që i bëri i mbijetuari një të afërmi pasi u nxor nga rrënojat pas 10 ditësh

Në shumë prej tyre banojnë familje të tëra. Serap Selcuk ndan një kontejner me dy fëmijët dhe pesë persona të tjerë. Ajo thotë, se kanë kërkuar një kontejner të dytë, por nuk kanë marrë ende përgjigje. “Kushtet e jetesës janë të vështira”, thotë mësuesja për DW.

“Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdha të gjejmë veten këtu”. Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. “Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”, thotë Mereym, nënë me tre fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.

Në ditët e para pas tërmetit njerëzve u dhanë falas ushqime dhe artikuj të tjerë, por ndihmat humanitare tani janë ndërprerë. Serap Selcuk raporton, se ka marrë vetëm dy paketa ndihme nga Autoriteti Turk i Katastrofave, AFAD. Ky autoritet u vendos në shënjestër të kritikave në ditët pas tërmetit, sepse nuk reagoi në kohën e duhur.

Një mrekulli e re në Turqi: Djaloshi u nxor i gjallë nga rrënojat gati 11 ditë pas tërmetit
Lexo po ashtu Një mrekulli e re në Turqi: Djaloshi u nxor i gjallë nga rrënojat gati 11 ditë pas tërmetit

Në Hatay problem nuk është vetëm mungesa e ujit dhe rrymës elektrike, por edhe rrugët e dëmtuara. Disa prej tyre janë të pakalueshme, dhe kur ka shira, problemi vështirësohet, sepse ujërat nuk rrjedhin. Serap Selcuk ankohet edhe për kriminalitetin në rritje. Në fillim policia dhe rojet kujdeseshin për fshatin e kontejnerëve “Sot ka vetëm disa kamera”, thotë Serap. “Para pak ditësh dikush kërcënoi një banor me armë.” Askush nuk ndërhyri.

Vetëm 25 apartamente 

Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare.

Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. “Më duket e pamundur t’u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu”, thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.

Nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat – 228 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë
Lexo po ashtu Nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat – 228 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë

Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. “Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatayn fatit”, thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetëanëtarëshe në një kontenier të vogël. “Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë” rrëfen 70 vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë ai i është mirënjohës shtetit.”Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë.”

Shumë vetë nuk kthehen

Edhe në zonën industriale të Hatayt u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer bukëpjekës ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai.

Në vend të 4000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma.

“Çfarë dite është sot?”, pyeti gruaja pasi u nxor nga rrënojat në Turqi
Lexo po ashtu “Çfarë dite është sot?”, pyeti gruaja pasi u nxor nga rrënojat në Turqi

“Shteti na ka harruar”, thotë mekaniku Levent Icency për DW. “Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe”.

Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. “Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar”, thotë Ekremi. “Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot.”

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori