LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë po bëjnë prindërit e mi? – pyetja që i bëri i mbijetuari një të afërmi pasi u nxor nga rrënojat pas 10 ditësh

“Çfarë po bëjnë prindërit e mi? – pyetja që i bëri i mbijetuari një të afërmi pasi u nxor nga rrënojat pas 10 ditësh

“Çfarë po bëjnë prindërit e mi? A janë shpëtuar të gjithë?”, kështu u tha Mustafa Avci në telefon të afërmve të tij nga spitali pasi u shpëtua nga rrënojat në Hatay të Turqisë më shumë se 260 orë pas goditjes së parë të tërmetit vdekjeprurës.

Avci është një nga të mbijetuarit që vazhdojnë të nxirren nga rrënojat nga punonjësit e shpëtimit në Turqinë jugore 10 ditë pas tërmetit, duke përfshirë një vajzë 17-vjeçare në Antakya dhe një grua 74-vjeçare në Kahramanmaraş, transmeton Telegrafi.


Në një video emocionuese, ai i shpjegon një të afërmi se është mirë dhe se nuk ka ndonjë problem. I afërmi me të cilin bisedon Avci në telefon fillon të qaj.

View this post on Instagram

A post shared by The Guardian (@guardian)

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 42,000 në të gjithë Sirinë dhe Turqinë, pasi zyrtarët kanë frikë se mijëra viktima nuk janë gjetur ende.

Ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë zvogëlohen dhe ndërsa temperaturat nën zero detyrojnë disa ekipe shpëtimi të mbyllin përpjekjet e tyre, për shumë njerëz pikëllimi është kthyer në zemërim.

Të mbijetuarit në Turqi po kritikojnë standardet e dobëta të ndërtimit të vendit, të cilat ata thonë se janë po aq fajtore për numrin e të vdekurve sa vetë tërmeti, ndërsa zyrtarët lokalë në Sirinë veriore thonë se ndihma që u nevojitet zvogëlon sasinë e ndihmave që marrin, me një numër të madh të njerëzve që nuk kanë strehë apo mbrojtje kundër dimrit. /Telegrafi/