LAJMI I FUNDIT:

Vdes ushtari i KFOR-it i cili u aksidentua në Leshan të Pejës

Vdes ushtari i KFOR-it i cili u aksidentua në Leshan të Pejës

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.


Sipas tij, njëri prej dy të lënduarve nga aksidenti është dërguar në QKUK dhe dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it

Në këtë aksident të përfshirë, ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte e Misionit të NATO-së, KFOR.

Prokurori i shtetit për të dyshuarin në fjalë ka dhënë urdhër për ndalim 48 orësh.

Edhe KFOR ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet.

Përmes një komunikate ka bërë të ditur se një ushtar i Ushtrisë Italiane të KFOR-it ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.

Sot në orën 15.30 me orën lokale, një ushtar i Ushtrisë italiane i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë, ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte në bordin e një VM90 automjet ushtarak, përgjatë rrugës që lidh komunën e Pejës dhe Klinës.

Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Rreth orës 16:50 ka ndodhur vdekja e ushtarit.

Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shpreh ngushëllimet e tij:

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. Të tjerëve urojmë dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë “ushtar i plagosur.”

Aktualisht Policia Ushtarake Ndërkombëtare me autoritetet vendore po heton shkakun e aksidentit “, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori