LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë nga Kosova merr pjesë në “The Voice Australia”, Rita Ora e lumtur për këtë i flet në shqip: Zemër si je

Një vajzë nga Kosova merr pjesë në “The Voice Australia”, Rita Ora e lumtur për këtë i flet në shqip: Zemër si je

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora po vazhdon promovimin e Kosovës në botë.

Artistja përmend vazhdimisht me shumë krenari prejardhjen e saj dhe këtë e ka bërë edhe së fundmi.


Rita prej kohësh është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”, ku në episodin e ri pati një moment të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në mesin e konkurrentëve pjesëmarrësve ishte edhe një tjetër talente me prejardhje shqiptare, Sihana Haxhnikaj.

16-vjeçarja mahniti jurinë teksa performoi këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, vëmendjen mori momenti kur Rita e kuptoi se ajo ka origjinë shqiptare dhe e përshëndeti në gjuhën shqipe.

“Më fal si e kishe emrin, se emri më tingëllon shumë familjar, nga ishe?”, e pyeti Rita fillimisht.

Kur konkurrentja tha se është nga Kosova, ylli i muzikës e entuziazmuar u shpreh se edhe ajo është nga i njëjti vend.

“Nga atje jam edhe unë, nuk ka mundësi, je rritur këtu, o zemër si jeni, mirëmbrëma”, ka thënë Rita në shqip.

Foto: Screenshot/YouTube

Autorja e “You & I” e komplimentoi garuesen për performancën duke i thënë me shaka që të mos brengosej se e ‘ka atë në juri’.

“Atje nga jam unë nuk ka shumë, prandaj ne jemi të gjithë si familje disi, kur e shoh dikë i thua menjëherë përshëndetje kushërirë, andaj edhe kjo është si kushërirë për mua”, u shpreh artistja duke shkuar në fund për t’i dhuruar një përqafim dhe për të përshëndetur edhe familjen e konkurrentes në prapaskenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori