Strategu italian u lëvdua nga të gjithë në edicionin e tij të parë në krye të Real Madridit kur e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, mirëpo pozita e tij është duke u luhatur së fundmi pas paraqitjeve jo të mira të klubit.

Viti 2015 nuk po shkon mirë për Los Blancos, të cilët janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, janë katër pikë prapa Barcelonës në garën për titullin e La Ligas dhe mezi u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me rivalin lokal, Atletico Madrid, që jo rrallëherë u ka shkaktuar telashe.


Ekspertët e futbollit në Spanjë parashikojnë shkarkimin e Ancelottit në fund të sezonit në rast se Reali nuk e fiton njërën nga dy trofetë që aktualisht ka në dispozicion.

“Çdo gjë që nuk është fitore, duket si krizë te Real Madridi”, ka theksuar ish-trajneri i Mbretërve, Juande Ramos. /Telegrafi/

telegrafi sport app