LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër ndryshim në dukje nga Dafina Zeqiri

Një tjetër ndryshim në dukje nga Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Ndryshimet dhe eksperimentet me flokë duket se nuk do mungojnë asnjëherë nga Dafina Zeqiri.

Këngëtaren shqiptare tanimë e kemi parë me stile të flokëve të llojllojshme dhe siç shihet ajo nuk do ndalet me kaq.


Kjo ngase, një ndryshim të ri në dukje e ka bërë edhe së fundmi, gjersa vjen me balluke e me flokë pak më të gjata se zakonisht.

Dafina Zeqiri sërish me stil të ri të flokëve (Foto: Instagram)

Ajo duket e mahnitshme në fotografitë pa grim dhe padyshim se edhe ky stil i ri i shkon mjaft shumë asaj.

Dafina Zeqiri bën ndryshimin e ri në dukje
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri bën ndryshimin e ri në dukje

Këngëtarja në fjalë vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me projekte muzikore e po ashtu me koncerte të ndryshme, e cila është shumë e kërkuar edhe pas mbarimit të sezonit të verës.

Dafina Zeqiri sërish me stil të ri të flokëve (Foto: Instagram)

Ndërkohë, kënga e fundit e publikuar nga ajo mban titullin “Bye Bye” në bashkëpunim me Taynën, e cila për vetëm një kohë të shkurtër mori miliona të shumta në kanalin YouTube.

Ky projekt gjithashtu është cilësuar hiti i kësaj vere dhe kjo në saje të dy artisteve të suksesshme shqiptare. /Telegrafi/