LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër arritje për “Pa Vend”, shpallet ‘filmi më i mirë i shkurtër’ në “Trieste Film Festival”

Një tjetër arritje për “Pa Vend”, shpallet ‘filmi më i mirë i shkurtër’ në “Trieste Film Festival”
Foto: Facebook

Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtër në edicionin e 33-të të Festivalit të Filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim të shpërndarë në Facebook, duke e cilësuar si një lajm fantastik për kinematografinë kosovare.


“Edhe një lajm fantastik. “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema”, thuhet në njoftim të tyre.

“Juria e kanë vlerësuar si një film që kalon kufijtë mes dokumentarit dhe fiksionit, tabela e pingpongut shndërrohet në alegori për kushtet politike, por gjithashtu një metaforë për kërkimin e një vendi të sigurt në kohërat e zhvendosjes dhe migrimi. “Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Shumë urime për gjithë ekipin dhe suksese edhe më tutje”, thuhet tutje.

“Secili njeri në Kosovë është i veçantë, dua që përmes filmit të bëhem zëri i tyre” - rrëfimi i Samir Karahodës, artistit që e çoi vendin tonë në Kanë
Lexo po ashtu “Secili njeri në Kosovë është i veçantë, dua që përmes filmit të bëhem zëri i tyre” - rrëfimi i Samir Karahodës, artistit që e çoi vendin tonë në Kanë

Në një intervistë të dhënë më parë, Karahoda theksoi se ka disa gjëra që e bëjnë të veçantë këtë film duke nisur nga tregimi unik që bazohet në një ngjarje të vërtetë.

I njëjti theksoi se për filmin ka pasur përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit. /Telegrafi/

Pamje nga xhirimet e filmit “Pa vend” (Foto: Facebook)