LAJMI I FUNDIT:

Një studente në “O Sa Mirë”, por nënë e tre fëmijëve në jetën reale, ‘Xhbanja’ tregon përkushtimin e saj në familje

Një studente në “O Sa Mirë”, por nënë e tre fëmijëve në jetën reale, ‘Xhbanja’ tregon përkushtimin e saj në familje

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka fituar simpatinë e publikut menjëherë pas shfaqjes në serialin më komik të momentit “O Sa Mirë”.

Roli i saj dinamik, një vajzë tropojane me emrin “Xhbane” ka bërë që publiku ta veçoj për origjinalitetin që i jep rolit në këtë seria.


Ndonëse luan rolin e studentes, ‘Xhbanja’ është nënë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin pak ditë më parë, aktorja Demiri ka treguar për përvojën në serial, si dhe jetën e saj private, duke treguar përkushtimin e madh që ka ndaj fëmijëve të saj.

Arjola Demiri jashtë kornizave të 'Xhbanes', elegante, luftarake dhe një grua e përmbushur në jetë
Lexo po ashtu Arjola Demiri jashtë kornizave të 'Xhbanes', elegante, luftarake dhe një grua e përmbushur në jetë

“Ata janë lodhja më e bukur në botë, janë dashuria më dedikuese, prioriteti i pandryshueshëm i jetës sime. Fëmijët e mi kanë qenë dhe janë mbështetja ime e parë, e pakushtëzuar dhe çdo hap që unë kam bërë u është dedikuar atyre. Janë motivi dhe shpresa ime. Asgjë s’është e lehtë, po çdo mund që kam derdhur për të arritur diçka, do ishte i pamundur pa tre bekimet e mia, fëmijët e mi”, thotë Arjola për Telegrafin.

Përndryshe, aktorja shprehet edhe se është e hapur për ftesa në projektet e reja filmike. Intervistën e saj të plotë mund ta lexoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Kalo në kategori