LAJMI I FUNDIT:

Një situatë e sikletshme ndodhi në çmimet ‘FIFA Best Award’ – Mourinho largohet nga skena pas pyetjeve të gazetares

Një situatë e sikletshme ndodhi në çmimet ‘FIFA Best Award’  – Mourinho largohet nga skena pas pyetjeve të gazetares

FIFA kishte organizuar një mbrëmje spektakolare, por nuk ka shkuar gjithçka në mënyrë perfekt.

Në teatrin e Milanos “La Scala”, u ndanë çmimet për më të mirët e vitit, ku kishte edhe mungesa të rëndësishme si ajo e Cristiano Ronaldos.


Një situatë e sikletshme ndodhi edhe mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe prezantueses Ilaria D’Amico, që është njëkohësisht edhe e dashuruar e portierit legjendar italian Gigi Buffon.

Të gjitha lajmet nga FIFA BEST AWARDS
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FIFA BEST AWARDS

Trajner portugez u pyet se kush do ta mund ta stërvitë formacionin më të mirë të shpallur nga FIFA, duke dhënë një përgjigje që shkaktoi të qeshura e humor në sallë, por vazhdimi i dialogut më pas, nuk i pëlqeu dhe u largua nga skena.

“Formacionin më të mirë mund ta stërvitë ndonjë trajner i papunë si unë dhe Capello, apo Zenga, sepse të tjerët nuk mund të stërvitin dy skuadra njëkohësisht”, ka thënë portugezi.

D’Amico e vazhdoi bisedën duke i ngacmuar për sinqeritetin që ka kur thotë se është i papunë dhe kjo nuk i pëlqeu Mourinhos, që e la skenën dhe u largua, pavarësisht se D’Amicos i kërkoi të qëndronte akoma aty. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori