LAJMI I FUNDIT:

Serbi falënderon tetovarët që i ndihmuan të ndreq gomën në ditë jo pune

Serbi falënderon tetovarët që i ndihmuan të ndreq gomën në ditë jo pune

Një shtetas serb në rrjetet sociale ka ndarë përvojën e tij të mirë që i ka ndodhur në një rrugë afër qytetit të Tetovës.

Nikolla Petroviç në Facebook ka treguar se gjatë një udhëtimi të tij, ka pasur probleme teknike me makinën e tij, ndërsa në ndihmë i kanë dalë 10 persona, prej të cilëve 9 shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai thotë se pasi ata e kanë vërejtur se ai ka probleme, i janë afruar dhe e kanë ndihmuar, ndërsa ka paguar vetëm 10 euro.

“Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën vullkanizatorët në rrugë nuk punojnë. Pasi e nxora rrotën ndihmëse, 10 persona (9 prej tyre shqiptarë) u ndalën për të më pyetur nëse kisha nevojë për ndihmë”.

“Njëri thirri të njohurin e tij, një vullkanizator që jeton dhe punon në një fshat aty pranë, i cili u ul në makinën e tij, e hoqi e mori gomën time, ma ktheu dhe e montoi pas 15 minutash. Ai kërkoi vetëm 10 € për shërbimin, dhe më thirri për kafe. Dua të besoj se dikush me targa TE që do të ndodhet në hall diku afër Nishit, do të kalojë njëjtë sikur kalova unë sot”, ka shkruar Nikolla Petroviç.

Ky postim i tij është bërë mjaft viral në Facebook, ndërsa ka mbi 600 pëlqime, mbi 130 shpërndare, si dhe komentet janë mjaft pozitive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori