LAJMI I FUNDIT:

Një punë si ajo e Scott Carson – portieri i Man City paguhet mirë, nuk luan asnjëherë, shikon ndeshje të mëdha dhe së fundmi barazon edhe rekorde

Një punë si ajo e Scott Carson – portieri i Man City paguhet mirë, nuk luan asnjëherë, shikon ndeshje të mëdha dhe së fundmi barazon edhe rekorde

Portieri me përvojë i Manchester Cityt, Scott Carson, ka përsëritur suksesin e Paolo Maldinit në Ligën e Kampionëve pa e prekur asnjëherë topin në sezonin aktual të garës më të fortë të futbollit në botë.

Scott Carson (37 vjeç) thuhet me shaka se ka punën më të mirë në botë. Ai është paguar shumë, nuk lodhet dhe nuk mbron për Man Cityn, ndërsa shikon ndeshje të shkëlqyera javë pas jave nga një nga pozicionet më të mira në fushë, bankina. Përveç kësaj, ai fiton edhe trofe.


Carson fitoi trofeun e tij të dytë të Ligës së Kampionëve mbrëmë, pa e prekur topin. Manchester City i tij fitoi 1-0 ndaj Interit dhe fitoi për herë të parë trofeun më prestigjioz dhe anglezi me eksperiencë e shikoi ndeshjen nga stoli.

Kështu e fitoi për herë të dytë titullin e kampionit të Evropës. E bëri për herë të parë 18 vjet më parë me Liverpoolin në atë finale të mrekullueshme kundër Milanit që u rikthye nga 3-0 në 3-3. Interesant është fakti se si mbrëmë, ai e bëri këtë në Stamboll, ku u luajt finalja e Ligës së Kampionëve.

Kështu Carson barazoi rekordin e Paolo Maldinit, një prej lojtarëve më të mëdhenj që bota ka parë ndonjëherë. Carson fitoi titujt e Ligës së Kampionëve me 18 vjet diferencë, të cilën vetëm Maldini e arriti.

Inter - Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter - Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve

Nga titulli me Liverpoolin te titulli me Cityn, kanë kaluar 18 vite, po aq sa ka kaluar nga titulli i parë i Maldinit në kampionatin e fundit evropian.

Maldini fitoi gjithsej pesë me Milanin dhe 18 vite kaluan nga i pari në të pestin.

Ndryshe nga edicioni i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, në të cilin ai nuk luajti asnjë minutë, Carson mbrojti për Liverpoolin në vitin 2005 në një ndeshje çerekfinale ku regjistroi 90 minuta kundër Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Top ylli i Man United i tha Ten Hagut se nuk dëshiron të luajë në finale të FA Cup

Top ylli i Man United i tha Ten Hagut se nuk dëshiron të luajë në finale të FA Cup

Premier League
Drejtori sportiv i gjigantit evropian nuk përjashton mundësinë e transferimit befasues të Greenwood

Drejtori sportiv i gjigantit evropian nuk përjashton mundësinë e transferimit befasues të Greenwood

Ndërkombëtare
Kalo në kategori