Ecja mund të duket si një lëvizje normale dhe e lirë, por është më e dobishme dhe shëndetshme nga sa e imagjinojmë, sidomos për ata që dëshirojnë të humbasin peshë
Nëse keni si qëllim rënien nga pesha, mund të ndiqni këtë program të veçantë të krijuar për ata që janë të shëndetshëm ose pa probleme shëndetësore; nëse vuani nga aritmia ose problemet e zemrës, këshillohuni më parë me një mjek.
Nëse ecjet kryhen sipas një modeli të saktë dhe në mënyrë të vazhdueshme, pas një muaji do të keni humbur disa kilogramë, me kusht që të mos e ekzagjeroni në tryezë.
Përveç kësaj, fiziku juaj do të fitojë një bonifikim muskulor dhe mendja juaj do ta lërë ankthin dhe stresin mënjanë, duke ju siguruar një dozë të mirë relaksimi.
Gjithashtu do të keni benefite edhe në uljen e niveleve të kolesterolit dhe në shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Program për të humbur 8 kg në muaj
Java e parë (4 shëtitje)– Filloni me një shëtitje 25-minutëshe, çdo ditë rriteni me 5 minuta deri në 40 dhe ndërkohë rrisni edhe shpejtësinë e ecjes, këshillon Class.
Java e dytë (4 shëtitje)– Është momenti për të rritur intervalet e ecjes tradicionale, çka konsiston në alternimin e shpejtësive të ndryshme për të djegur më shumë yndyra dhe sheqerna: në fazat më të shpejta ecni me një ritëm më të shpejtë, sikur të ishit gati për të filluar vrapin, por pa e bërë atë vërtet. Për shembull, ecni për 10 minuta me një ritëm të ngadaltë, 20 sekonda me një ritëm shumë të shpejtë 40 sekonda me një ritëm të shpejtë dhe përsërisni gjithçka për 12 herë.
Java e tretë (4 shëtitje)– Filloni me 10 minuta nxehje me hap të ngadaltë, ndjekur nga 30 sekonda me hap shumë të shpejtë, 90 sekonda me hap të ngadaltë dhe përsëriteni 5 herë ose më shumë, derisa të filloni të ndiheni të lodhur duke përfunduar me 10 minuta ecje të shpejtë.
Java e katërt (4 shëtitje dy prej të cilave me pesha tek kyçet e duarve)– Në dy nga shëtitjet e kësaj jave vendosni pulsierë me pesha të lehta. Në fillim do t’ju duket një lojë fëmijësh por pas disa minutash do të filloni të ndjeni më shumë lodhje, një shenjë që tregon se trupi juaj po merr energji nga depozitat e sheqernave dhe lipoideve. Bëni shëtitje 30 minutëshe- duke pushuar ditën tjetër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre