LAJMI I FUNDIT:

Një precedent në botën e futbollit: Iranianët kërkojnë nga FIFA të përjashtohen nga Kupa e Botës në Katar

Një precedent në botën e futbollit: Iranianët kërkojnë nga FIFA të përjashtohen nga Kupa e Botës në Katar

Një grup sportistësh të famshëm nga Irani krijuan një precedent në botën e futbollit dhe i kërkuan FIFA-s që të përjashtonte kombëtaren e tyre nga Kupa e Botës në Katar.

Kupa e Botës, e planifikuar për në nëntor dhe dhjetor të këtij viti, po afrohet dita-ditës dhe në adresën e FIFA-s ka mbërritur një letër e papritur, ku kërkohet që kombëtares së Iranit t’i ndalohet pjesëmarrja për shkak të “brutalitetit dhe armiqësisë” ndaj popullit të vet.


Në letër thuhet gjithashtu se grave u është mohuar hyrja në stadiume prej vitesh.

“Brutaliteti i Iranit ndaj popullit të tij ka arritur një pikë kthese. Futbolli duhet të jetë një vend i sigurt për të gjithë, por këtu nuk është i sigurt për gratë, madje në disa raste edhe për burrat. Grave u mohohet vazhdimisht qasja në stadiume dhe përjashtohen sistematikisht nga futbolli, i cili kundërshton standardet e FIFA-s”, thuhet në letër.

Protestat në Iran filluan më 16 shtator pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila më parë ishte arrestuar për mbajtje të pahijshme të hixhabit. Më shumë se 100 persona humbën jetën gjatë protestës.

Ndërkohë, është zbuluar se kush e ka dërguar letrën në adresën e FIFA-s. Këta janë atletë të famshëm iranianë.

Ndër të tjera, janë arbitri i licencuar nga FIFA, Mohammad Reza Faghai, kampioni aziatik i xhudos, Vahid Sarlak, ish-futsalisti Shiva Amini e shumë të tjerë.

Meqë ra fjala, Irani është në një grup me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin në Kupën e Botës në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori