LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes Dardania në Prishtinë se që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë kjo ka ardhur nga pëlcitja e tubit të ujit në rrugën “Robert Doll”.


“Rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcit gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën ‘Robert Dol’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14:00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes Dardania në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina. /Telegrafi/