LAJMI I FUNDIT:

Një paraqitje e rrallë publike e Bradley Cooper me vajzën e tij, Lean

Një paraqitje e rrallë publike e Bradley Cooper me vajzën e tij, Lean

Bradley Cooper ishte një baba krenar të dielën, kur arriti në Qendrën Kennedy për Artet Performuese në Washington, D.C. për një event, i cili ishte i shoqëruar nga vajza e tij e adhurueshme dy vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper, të cilën ai e ndan me ish- gruan Irina Shayk.

Në një fotografi të çmuar të kapur në këtë ngjarje, Cooper mban vajzën e tij të vogël në krah ndërsa ishte i veshur me një kostum të zi pa kravatë.


Sa i përket vajzës së tij, ajo dukej shumë e lumtur në krahët e babait të saj të famshëm, me një fustan të zi e flokë të lëshuara.

Cooper mbajti në prapaskenë Lean në këtë ngjarje para se të dilte në skenë për të nderuar mikun e tij Chappelle.

Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper

“Ai në të vërtetë është një mik i mirë i imi dhe e dua eksperiencën e punës me të”, i tha Chapelle ET për Cooper në këtë ngjarje. “Sa i përket përvojës sime, Bradley është një aktor dhe regjisor i përsosur”.

Aktori-regjisori 44-vjeçar u nda nga nëna e modeles së Leas, Shayk, pas katër vjet takimesh këtë vit, në muajin qershor. “Ata nuk kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe dukej se po vazhdonin marrëdhëniet e tyre për hir të vajzës së tyre”, i tha një burim më parë ET, duke e quajtur ndarjen, “nuk është befasi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori