LAJMI I FUNDIT:

“Një ndeshje e keqe dhe ata të sulmojnë” – Rooney i dërgon mesazh Bellinghamit

“Një ndeshje e keqe dhe ata të sulmojnë” – Rooney i dërgon mesazh Bellinghamit

Ish-legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka folur së fundmi rreth formës aktuale të Jude Bellingham me fanellën e Real Madridit, ku ka shfrytëzuar mundësinë që t’i jap bashkëkombasit të tij edhe disa këshilla.

Rooney ka thënë se Bellingham tashmë veçse është një lider përkundër moshës së re që ka.


“Ai [Bellingham] është në një formë shumë të mirë. Aktualisht, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Sipas mendimit tim, ai do të jetë kapiteni i ardhshëm i Anglisë. Jam shumë i impresionuar me mënyrën se si flet, se si luan. Ai tashmë është një lider në moshën 20-vjeçare”, ka thënë Rooney për mediat ndërsa u prezantua si trajneri i ri i Birmingham-it.

Mirëpo, Rooney bëri me dije se do të vijë koha kur Bellingham do të pësoi një rënie në formë dhe kërkoi që të gjithë të jenë aty për ta mbështetur atë në ato momente.

Bellingham do të ketë një rënie dhe është e rëndësishme që ne të mos e ‘vrasim’ atë kur të ndodhë ajo. Do të kalojë. Jude ka potencialin të jetë një nga më të mirët nëse vazhdon siç është. Por ne duhet të mbështesim atë.

“Është e vështirë për çdo lojtar kur keni një rënie në formë ose një problem jashtë fushës. Është e vështirë të ndaloni zhurmën. Ju luani për Real Madridin. Një ndeshje e keqe dhe ata ju sulmojnë,” u shpreh 37-vjeçari.

Nga Bellingham te Pedri dhe Wirtz - Futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg
Lexo po ashtu Nga Bellingham te Pedri dhe Wirtz - Futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg

Bellingham po kalon formën më të mirë të karrierës së tij, teksa e ka nisur aventurën e re me Real Madridin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka qenë protagonist kryesor në shumë ndeshje të “Los Blancos” dhe falë paraqitjeve të tij mund të themi lirisht se ata qëndrojnë në krye të tabelës në elitën e futbollit spanjoll./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori