Rrjeti Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim sapo është pranuar në Rrjetin Evropian GÉANT, një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10,000 institucione në Evropë dhe që përkrahë të gjitha disiplinat shkencore.
Procedurat e nisura kohë më parë dhe pasi një muaj më parë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkroi me 20 institucione publike dhe private të arsimit të lartë marrëveshje mirëkuptimi për Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës dhe tash anëtarësimi është një përmbyllje e suksesshme brenda e këtij procesi.
“Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfshirë mua si ministër, është tejet e kënaqur që tashmë jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, që padyshim do të ndikojë edhe në avancimin e qasjes së studentëve tanë në tema shkencore dhe bashkërendim me botën perëndimore”, ka thënë ministri Kuçi.
Kërkesa nga Kosova është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e GÉANT me shumicë votash. Tash hulumtuesit shkencorë, studentët dhe stafi i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë mund të kenë qasje shumë të besueshme dhe të pakufizuar në llogaritje kompjuterike, analiza, arkivim elektronik, aplikacione dhe burime tjera.
Ngritja dhe zhvillimi i Rrjetit Kombëtar të Kosovës për Hulumtim dhe Edukim dhe ndërlidhja e tij me GÉANT janë pjesë e Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës, të financuar nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës.
“Banka Botërore do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në forcimin e arsimit dhe
infrastrukturës digjitale, që janë kritike për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës meqenëse ndihmojnë në thellimin e lidhjeve me ekonominë botërore”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen