LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për shpërndarje të drogës

Një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për shpërndarje të drogës

Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të pandehurve B.J., Sh.H., F.H., P.H., B.B. dhe Sh.I., shtetas të Kosovës, pasi kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit dyshohet se nga data 16 maj deri më 7 tetor 2018 në Ferizaj dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike të llojit kokainë,  duke u furnizuar nga Shqipëria dhe gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit nga ana policia në pikën kufitare Vërmicë, të dyshuarit B.J. i janë gjetur substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 552 gramë.


Njëherësh është bastisur banesa e të dyshuarve dhe me rastin e kontrollimit nga ana e policisë janë sekuestruar 108.08 gramë kokainë, një peshore digjitale, para në vlerë prej 3.100 euro, disa letërnjoftime, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.B., është gjetur dhe konfiskuar revolja e tipit M-57, me një karikator dhe 9 fishekë, një revole të kalibrit 6.35mm, me një karikator dhe 4 fishekë, 41 fishekë të kalibrit 7x64mm, si dhe 6 fishekë të pushkës së gjuetisë të cilat janë sekuestruar përkohësisht.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori