LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi gazetarët në Spitalin e Gjakovës

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi gazetarët në Spitalin e Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pandehurit I. J., për shkak  të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale; kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe marrje e pasurisë së luajtshme.

I njëjti, pjesëtar i sigurimit të Spitalit të Gjakovës, dyshohet se të mërkurën ka sulmuar fizikisht kameramanin e gazetës online “Nacionale”, Arbër Latifi, në afërsi të këtij spitali.


Sulmohet fizikisht kameramani i Nacionales në Gjakovë, reagon AGK-ja
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht kameramani i Nacionales në Gjakovë, reagon AGK-ja

“Sipas kërkesës, me datën 19 korrik 2023, rreth orës 12:30, tek Spitali ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit A. L. dhe G. H., në atë mënyrë që ditën kritike të dëmtuarit nuk lejohen nga i pandehuri që të xhirojnë në hapësirën brenda spitalit, dhe posa i dëmtuari A. L. del jashtë dyerve të spitalit i  pandehuri e kanos me fjalët ‘të baj për emergjencë, nale kamerën se ta thej për kry, mos ma prek gishtin se  ta marr shpirtin’, dhe e sulmon fizikisht duke e shtyrë ne regjionin e kraharorit dhe duke e goditur tek kamera,  pastaj hyn brenda në kabinë e merr një shkop druri dhe më të e godet të dëmtuarin në regjionin e fytit, me ç  ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore. Kur e vëren se po incizohet nga e dëmtuara G. H., të  njëjtës i drejtohet me fjalët kërcënuese ‘nëse dalin videot dikun ti ki mu përgjigj privatisht edhe menjëherë dilem jashtë se të ngrehi zhag prejt ktuhi’, afrohet tek e dëmtuara dhe me forcë ia merr telefonin nga dora  me qellim që t’i fshijë video incizimet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer tri vepra penale, ”Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor”  dhe veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal  të Republikës së Kosovës.

Sulmi ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK
Lexo po ashtu Sulmi ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

Gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për  caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, duke marrë parasysh se hetimet formale  janë në fazën fillestare të tyre dhe me gjetjen e të pandehurit në liri, rrezikohet ndikimi në dëshmitarë dhe dëmtimi i prova të tjera që do të sigurohen nga organi i akuzës.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës  së arrestimit më 19 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori