LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim kundër të dyshuarit për krime lufte

Një muaj paraburgim kundër të dyshuarit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, krimet e luftës kundër popullatës civile.

Të pandehurit D.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji .


Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.