LAJMI I FUNDIT:

Një meteor ndriçoi qiellin e natës në Norvegji – publikohen pamjet spektakolare

Një meteor ndriçoi qiellin e natës në Norvegji – publikohen pamjet spektakolare

Një meteor jashtëzakonisht i ndritshëm ndriçoi qiellin mbi Norvegji të shtunën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, meteori – me shkëlqimin e tij veçanërisht intensiv – mund të shihej nga pjesa më e madhe e Norvegjisë jugore.


“Ishte shumë i fuqishëm dhe u dogj plotësisht në atmosferë”, ka thënë Morten Bilet, themeluesi i Rrjetit Norvegjez të Meteorëve (Norsk meteor nettverk).

“Topi i zjarrit”, i shkaktuar nga djegia e meteorit në atmosferë, bëri që norvegjezët e shqetësuar të thërrisnin policinë.

“Papritmas u bë dritë,… Më pas shikova lart në qiell dhe u shfaq një dritë masive që shkrepi nëpër qiell me një bisht të gjatë blu pas saj”, ka thënë dëshmitari okular Per Skram për transmetuesin NRK. /Telegrafi/