LAJMI I FUNDIT:

Një mercedes klasik i ‘ndryshkur’ shitet për një shumë të madhe në ankand

Një mercedes klasik i ‘ndryshkur’ shitet për një shumë të madhe në ankand

Një mercedes klasik, i cili qëndroi në një garazh për më shumë se 30 vjet, është shitur për një shumë të madhe në ankand.

Mercedesi i ‘ndryshkur’ ishte copëtuar në një garazh për më shumë se 30 vjet, por mblodhi interes të madh nga ofertuesit derisa u shit përfundimisht për pothuajse 45 mijë euro.


Modeli 190 SL i vitit 1961 është një nga vetëm 562 shembujt e prodhuar nga Mercedes, por tani nuk është në formën më të mirë pasi është mbajtur në depo për më shumë se tre dekada.

I ofruar si një mjet i gjetur në hambar, dhe një ‘projekt emocionues restaurimi’ nga “H&H Classics”, ky Mercedes-Benz 190 SL i vitit 1961 u ble nga shitësi në vitin 1989, kështu që nuk doli në rrugë për të paktën 33 vjet.

Edhe atëherë, automjeti nuk ishte në gjendje të mirë, pasi shitësja dhe babai i saj e blenë atë posaçërisht për ta restauruar. /Telegrafi/