LAJMI I FUNDIT:

Një lajm i mirë për të gjitha familjet tona!

Një lajm i mirë për të gjitha familjet tona!

Duke e parë trendin e rritjes së çmimit të BUKËS në gjithë Kosovën dhe shqetësimin e qytetarëve tanë për këtë ndryshim, menaxhmenti i lartë i rrjetit më të madh të marketeve “Viva Fresh Store” ka vendosur që nga e marta (14 dhjetor) ta subvencionoj gati se gjysmën e çmimit aktual të BUKËS, duke ofruar BUKËN standarde në treg për vetëm “25 cent”.

Ky vendim është marr për të ndihmuar dhe lehtësuar sadopak në uljen e shpenzimeve të shportës kryesore për secilën familje në Kosovë.


Çmimet e bukës sillen prej 0.45 euro deri në 0.50 euro, dhe kjo ngritje e çmimeve në vazhdimësi është parë si shqetësim nga qytetarët e vendit tonë.

Tashmë, BUKËN në Viva Fresh Store e gjeni për vetëm “25 cent” në të gjitha pikat e saj në tërë Kosovën.

Viva Fresh Store…e Familjes!