LAJMI I FUNDIT:

Një kauzë e përmbushur me sukses, “Ti je një luledielli” gëzon qindra fëmijë në Qendrën Spitalore të Tiranës (Video)

Një kauzë e përmbushur me sukses, “Ti je një luledielli” gëzon qindra fëmijë në Qendrën Spitalore të Tiranës (Video)

Prezantuesja e njohur Albana Osmani, është kthyer në zërin e lumturisë së shumë fëmijëve në nevojë.

Këtë vit ajo ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë, një kauz sensibilizuese të emëruar “Ti je një lule dielli”, iniciativë kjo e cila nxirrte në shitje bluza nën logon e lulediellit, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.


Pas një angazhimi disa mujor, të cilit iu bashkuan shumë personazhe të njohur ndërsa edhe vet Albana u shpall ambasadore, më në fund ka arritur të sigurojë shumë prej 60 mijë eurove, për të blerë pajisjet e reja për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Dhe kjo kauzë u përmbush me sukses, pasi mbërritje e pajisjeve u bënë më datë 31 maj, ndërsa më 1 qershor (dita e fëmijëve), Albana festoi bashkë me fëmijët në nevojë ambientin e tyre të ri.

Përmes rrjetit social Instagram, Albana ka ndarë me fansat disa imazhe përmes së cilave ka prezantuar takimet me fëmijët, pajisjet e reja të mbërritura në QSUT, si dhe logon e lulediellit, e cila është pikturuar tashmë në këndet ku qëndrojnë fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Në një intervistë të dhënë javë më parë për Telegrafin, Albana ka treguar edhe për mënyrën se si nisi kjo iniciativë dhe personat që iu bashkuan.

“Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese
Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

“Ti je një luledielli” nisi thjeshtësisht me dëshirën për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut. E prekur nga shumë histori nga njerëzit që më rrethonin, që kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e Shekullit, kanceri, unë vendosa të bëj diçka për ata që jetën e kanë përpara. Që ne mos t’ua përmirësonim sado pak ! Rrugës time në realizimin e kësaj ideje gjeta shumë njerëz që kishin të njëjtën zemër ! Gjithçka ndodhi mrekullisht! Hap pas hapi deri në finalizimin e dy fazave të para . Tani ka mbetur faza finale, mbërritja e pajisjeve, dhe vendosja në Spital. Më lejoni të ndaj me ju fjalët e njërës prej doktoreshave që takova këto ditë “Albana kjo që keni bërë me këtë fushatë, ju dhe të gjithë ata që blenë bluzat duke dhënë kontributin e tyre është aq e rëndësishme, pasi ju nuk e dini sa jetë fëmijësh do shpëtohen … ” – sinqerisht ishte e pamundur të mbajë lotët pas këtyre fjalëve! Ndaj në fund të kësaj përgjigje do them: Ia ka vlejtur çdo gjë”, ishte shprehur moderatorja e njohur. /Telegrafi/

?MOMENTI I SHUME PRITUR ERDHI !! SOT NE SPITALIN NENE TEREZA MBERRITEN TE GJITHA PAJISJET DHE U INSTALUAN ! KY MOMENT NA TAKON TE GJITHEVE NE !!! Neser në daten 1 QERSHOR ne Oren 12:00 do mbahet nje ceremoni e menduar thjeshte por nen shkelqimin e rrezeve te DIELLIT dhe te buzeqeshjeve te FEMIJEVE ! Do shperndahen dhe 50 dhurata per Femijet e Qsut nga Jumbo #faleminderitngazemra Ambienti eshte bere me shume ngjyra nga nje ❤️ e madhe qe eshte @vodafonealbania #thankyou #powertoyou Qe Kane blere dhe nje EKO shume te rendesishme dhe te tjera pajisje qe kapin thuajse shumen totale te fondit te ngritur nga NE permes Fushates "TI JE NJE LULEDIELLI" @thechildrenforpeace Moren TV te rinj per te gjitha dhomat dhe kane porositur 4 pajisje te tjera nder te cilat edhe nje shume te rendesishme per pergatitjen e kimioterapise nga Doktoret. KY ESHTE VETEM FILLIMI …. YOU ARE A SUNFLOWER RRUGETIM TE MBARE PER ME SHUME LULEDIELLI NE JETET E FEMIJEVE SHQIPTARE !! Faleminderit 3 MIJE AMBASADOREVE TE KESAJ FUSHATE ! JU JENI KAMPIONET ! #youareasunflower #tijenjeluledielli ? #FALEMINDERITZOT ??#GLORYTOGOD #thankyou @artemishajdini Video/Postproduction @egli_cela #greatpeople #thankyousomuch

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on May 31, 2017 at 1:39pm PDT

DITE ME DIELL DHE ME MË SHUME BUZEQESHJE PER FEMIJET E QSUT !! FALEMINDERIT NGA ZEMRA PERULESISHT 3 MIJE SHQIPTAREVE, QE REALIZUAN SUKSESIN E FUSHATES "TI JE NJE LULEDIELLI"? FALEMINDERIT Shtepise time te dyte @topchannelalbania per mbeshtetjen e madhe Mediatike ,Faleminderit Lules time te Diellit PRESIDENTES SE TOP MEDIA Znj VJOLLCA HOXHA #loveyou FALEMINDERIT @vodafonealbania VODAFONE CEO MR.DIETLOF MARÉ #thankyoufrommyheart #YOUARETHEBESTVODAFONE ,FALEMINDERIT @ola1promocion Znj ORGESA KALEMI, FALEMINDERIT DHL ALBANIA Z.QIRJAKO KOCOLLARI ,FALEMINDERIT @blitz.al @properpizza Z. VIS MUMAJESI Faleminderit @iamflorimumajesi dhe BEKE ,THANK YOU @thechildrenforpeace Mrs. DEBRAH MACE ,FALEMINDERIT PRO.DOC ANILA GODO DHE GJITHE EKIPIT TE QSUT #YOUARETHEREALHEROES FALEMINDERIT VULLNETAREVE TE MI , HERONJVE TE MI ,MIQVE TE MI ME TE MIRE @heradoajazi @hgretta @brisilda_mataj @estizekaj10 @gerti_56 @amibekteshi FALEMINDERIT per dhuratat Jumbo nga Fondacioni Samir Mane ?? Faleminderit FiBank per vememdjen tuaj ndaj Fondacionit tone.Falemderim Special per ALGEN NIKOLLA @algeninsta #youaregoldenone Faleminderit @ersidahako @xhejnihako Faleminderit @anisarrumbullaku dhe Alban per kosulencen ligjore dhe cdo detaj. Gjithashtu dhe mikes time @irena_kita Faleminderit..Faleminderit @indripendent_fx @avnibicerri FALEMINDERIT @endritmertiri @makeupbysuela @miranda_dupi @rudinathanasi @anisa_mukaj @brisi.mehmeti @elvi_sharra @gledi.osmani @henrydeborah1 #ZotiNehatdheZonjaDashuri #BabyRyan #BooTheCoolDog ,FALEMINDERIT Grafisteve /Ismet Imeri dhe Albana VGA ,Mikut tim @mijosreklama Faleminderit @zenkilda_kalemi #trueartist RRUGETIM TE MBARE FONDACIONI YOU ARE A SUNFLOWER NË MBESHTETJEN E FEMIJEVE SHQIPTARE .. KY ESHTE VETEM FILLIMI … ? videomakers / postproduction @artemishajdini #greatartist @egli_cela #thankyou @anibarjami #thankyou

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on Jun 1, 2017 at 8:09am PDT

YOU ARE A SUNFLOWER •TI JE NJE LULEDIELLI ? Ne fasaden e QSUT #loading Nga neser kjo Lule do ju kujtoje FEMIJEVE se JU ishit dhe do jeni prane tyre me cdo mundesi me gjithe zemer !! Artisti qe realizoi kete Grafiti gjigand quhet Franko @franko_street_art_ i cili ne nje kohe rekord po ben kete masterpiece ! Prane tij prej dy ditesh ne katet e larta mbi fasade qendron @brisilda_mataj , vajza qe punoi Vullnetare nga fillimi dhe sot mendoj se eshte nje kordinatore e shkelqyer, madje mesoi dhe te pikturoje ?Per kete ide ishte Anisa , @kaltanjianisa nga @vodafonealbania qe e hodhi ne forme sygjerimi dhe me pas u mor në kosiderate te plote nga ne dhe u perkrah nga Drj e Spitalit QSUT. Skela Martini me profesionalizem me bene dhe mua qe kam fobi lartesite ,te ngjitem e te jem perkrah Frankos ne realizmin e skices fillestare dy nete me pare, deri pas mesnate! Zinxhir i madh dashurie ! #faleminderitngazemra #kaltanjianisa #thankyougreatmind #thankyouFranko#thankyouBrisi #thankyouall

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on May 31, 2017 at 8:57am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori