eksperti-banner

Një grua u hodh nga aeroplani, derisa ai ende ishte në pistë gjatë uljes. Por ajo nuk kishte përfunduar në burg, sepse ishte vlerësuar se kishte probleme psikologjike.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja hapi derën e daljes emergjente dhe u largua nga krahu, ndërsa aeroplani ishte akoma në lëvizje.


Siç thuhet më tej, aeroplani i United Airlines nga New Orleans u ul në aeroportin në Hjuston, Teksas.

Përveç pamjeve video, disa nga pasagjerë kanë qenë ata që kanë publikuar pamjet e incidentit në rrjetet sociale. /Telegrafi/