LAJMI I FUNDIT:

Një futbollist i ri ndryshoi sportin dhe fitoi tetë milionë euro për vetëm 40 ditë

Një futbollist i ri ndryshoi sportin dhe fitoi tetë milionë euro për vetëm 40 ditë

Ish-futbollisti austriak, Mario Mosbock hoqi dorë nga futbolli, iu përkushtua pokerit dhe fitoi 8.4 milionë euro në pak më shumë se një muaj.

Tani 27 vjeç, Mario Mosbock hoqi dorë nga futbolli në moshën 22-vjeçare për të filluar të luante poker. Ai luajti për klubet austriake St. Polten dhe Wiener Neustadt sa ishte futbollist.


Ishte Wiener Neustadt klubi i fundit në karrierën e tij për ish-sulmuesin austriak. Ai hoqi dorë nga futbolli për të luajtur poker dhe tani po fiton shumë para.

Nëntori dhe dhjetori i vitit 2023 do të mbahet mend si më të frytshmit në karrierën e tij. Në vetëm dyzet ditë fitoi 8.4 milionë euro duke marrë pjesë në dy turne të nivelit botëror.

Në nëntor, Mosbock fitoi 4.2 milionë euro nga Seria GG Poker THR në Monte Carlo, ku luajti turneun më të mirë të karrierës së tij deri në atë pikë. Por, ai e çoi lojën e tij në një nivel edhe më të lartë dhe këtë javë luajti turneun më të madh të vitit “One Million for One Drop” në Las Vegas.

Austriaku bëri një sensacion të vërtetë duke fituar vendin e dytë nga 17 konkurrentë. Dhe aty ai fitoi edhe 4.2 milionë euro, që i çon të ardhurat totale në 8.4 milionë euro për vetëm 40 ditë.

Turneu u fitua nga bjellorusi Mikita Badziakouski, i cila rrëmbeu xhekpotin prej 6.5 milionë euro.

Interesant është fakti se Mosbock ende nuk e ka “zgjidhur” mirë punën e futbollit, ndaj luan në ligën regjionale nga pasioni i pastër.

Kështu ai arrin të luajë turnetë më të mëdhenj të pokerit dhe të fitojë shumë para, ndoshta para që nuk mund t’i mbledhë kurrë nga futbolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori