“Mi Amor” mban titullin kënga të cilën Dhurata Dora dhe Noizy e lansuan më 23 korrik.

Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një video muzikore të xhiruar nga produksioni Entermedia.

Dhe tash pak më shumë se dy javë nga publikimi, videoklipi i lansuar në YouTube numëron më shumë se 16 milionë shikime.

(Foto: Instagram/dhuratadora)

Këngëtarja i është gëzuar këtij suksesi duke shpërndarë një fotografi në Instagram, përmes të cilës i njofton fansat e saj për këtë arritje.

Dhurata dhe Noizy bashkojnë forcat për “Mi Amor” që premton të shndërrohet në hit Dhurata dhe Noizy bashkojnë forcat për “Mi Amor” që premton të shndërrohet në hit

“Po vet e lype se ka dasht dhuratë”, është përshkrimi i fotografisë që i referohet vargut të këngës. /Telegrafi/