LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e punëtorëve në Zvicër punojnë në kohë të lirë

Një e treta e punëtorëve në Zvicër punojnë në kohë të lirë

Më shumë se një e treta e të gjithë punonjësve zviceranë janë të rraskapitur për shkak të intensitetit të lartë të punës dhe presionit të kohës.

Kështu thuhet në raportin më të ri të organizatës Travail Suisse, duke shtuar se ekziston një “nevojë urgjente për veprim” veçanërisht në profesionet dhe sektorët në të cilët akumulohen faktorë të ndryshëm stresues në punë.


“Askund tjetër në Evropë punonjësit nuk punojnë me një intensitet kaq të lartë sa në Zvicër dhe askund tjetër në Evropë nuk punojnë kaq shumë punonjës në kohën e tyre të lirë në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e punës së tyre”, shkruan Travail Suisse.

59 për qind e punëtorëve deklaruan se ata shpesh ose gjithmonë punojnë me ritëm të lartë.

Gjithashtu, bie në sy se 36 për qind e të punësuarve kanë deklaruar se duhet të punojnë në kohën e lirë për të përmbushur kërkesat e punës, përcjell Albinfo.

Shoqata Zvicerane e Punëdhënësve, nga ana tjetër, pohon se fokusi shumë i njëanshëm në punën gjatë kohës së lirë injoron aspektet e tjera pozitive të studimit. Ata zbuluan se Zvicra shënoi rezultate dukshëm më të mira në shumë kategori sesa shumica e vendeve të tjera për sa i përket kushteve të punës në një krahasim evropian.

Edhe Shoqata e Punëdhënësve nuk i vlerëson si ekskluzivisht negative të gjeturat për punën në kohën e lirë. Shifrat do të tregonin gjithashtu se punonjësit në Zvicër kanë një shkallë të lartë të lirisë së zgjedhjes në raport me mesataren evropiane.

Një e treta e punëtorëve thonë se janë të rraskapitur fizikisht ose emocionalisht. Ankesat fizike shpesh shoqërohen me ngarkesë të lartë të punës. Midis 51 për qind dhe 56 për qind e punëtorëve deklarojnë se vuajnë nga dhimbjet e shpinës, dhimbjet e muskujve ose dhimbjet e kokës.

Në fund, Travail Suisse thotë se ekziston një nevojë urgjente për veprim, veçanërisht në profesionet dhe sektorët në të cilët ka një ngarkesë të lartë pune dhe pak liri në punë. /Telegrafi/