LAJMI I FUNDIT:

Një e katërta e botës rrezikohet nga kriza e ujit

Një e katërta e botës rrezikohet nga kriza e ujit

Një e katërta e popullatës së botës përballet me mungesa ekstreme uji, thuhet në një raport të publikuar së fundmi ng Instituti i Burimeve Botërore, që tregon se 17 vende, përfshirë San Marinon, janë në këtë kategori.

Mungesa e ujit është një nga krizat më të mëdha për të cilat nuk flitet shumë – thotë presidenti i institutit, Andrew Steer. Pasojat e saj ndjehen tek pasiguria e ushqimeve, konfliktet, emigracioni dhe destabiliteti social. Pjesa më e madhe e Evropës jugore është në stres të lartë me disa qytete dhe rajone që përballen me një krizë akoma më të thellë.

Katari, Israeli, India, Pakistani ose Irani, janë mes vendeve më të rrezikuara nga kriza e ujit, pasi konsumojnë mesatarisht 80 për qind të burimeve ujore në dispozicion, çdo vit. Nën këto rrethana, edhe thatësirat do të intensifikohen dhe do të prodhojnë pasoja të rënda. San Marino është i vetmi vend në Evropë që përballet me rrezikun ekstrem të mungesës së ujit, sipas të dhënave të fundit.

Ndërkohë, Qipro, Greqia, Spanja, Portugalia, Italia e madje edhe Belgjika me shumë shi, renditen mes 44 vendeve të stresuara, ç’ka do të thotë se mesatarisht 40 për qind e rezervave konsumohen çdo vit. Mes shumë shembujve, Roma u detyrua të reduktonte presionin e ujit gjatë natës për disa ditë në 2017 për shkak të thatësirës. Rreziku i krizës së ujit ekziston madje edhe në vendet ku burimet ujore janë të kënaqshme. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori