LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion i MSFK-së vizitë në Bruksel, flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Një delegacion i MSFK-së vizitë në Bruksel, flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilët shoqëroheshin edhe nga koloneli Jeton Dreshaj, ishin për vizitë zyrtare në selinë qendrore të NATO-s, në Bruksel.

Në kuadër të fushatës informuese, që Ministria për FSK-në ka ndërmarrë për të informuar nga dora e parë shtetet partnere dhe partnerët strategjik, delegacioni i MFSK-së, zhvilloi takime në selinë e NATO-s në Bruksel, ku diskutoi mbi tranzicionin e FSK-së, planin dhe gatishmërinë e Kosovës, që me kapacitetet e saj operacionale, specialistike të kontribuojë në të ardhmen për paqen dhe sigurinë rajonale dhe atë globale.


Ramadani dhe gjeneral Rama, si dhe delegacioni i MFSK-së, zhvilluan takime të ndara me stafin ndërkombëtar i kryesuar nga asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.

Gjithashtu, delegacioni i MFSK-së, në krye me zëvendës ministrin Ramadani, zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e shteteve në NATO, si të: SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe një takim të veçantë zhvilluan edhe me përfaqësuesin e Greqisë në NATO.

Gjatë qëndrimit në NATO, delegacioni i MFSK-së, patën takime edhe me përfaqësuesit e shteteve të rajonit, në NATO, si me ata të Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë dhe të Hungarisë.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë këtij viti ka ndërmarrë një fushatë informuese në shumë prej kryeqyteteve evropiane, për të informuar për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe planet për të ardhmen e Forcës së Kosovës, me qëllim që të informohen partnerët strategjik dhe shtetet tjera partnere të NATO-s, si dhe shtetet evropiane; si gatishmërinë për transparencën e plotë, mbi këtë proces, dhe koordinimin e vazhdueshëm për një ecje përpara së bashku me partnerët tanë, në kuadër të qëllimit kryesor të deklaruar të vendit tonë, për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori