LAJMI I FUNDIT:

Një person nga Beogradi kërcënon se do t’i hedh në erë aeroportet e hotelet në Mal të Zi

Një person nga Beogradi kërcënon se do t’i hedh në erë aeroportet e hotelet në Mal të Zi

Beogradasi 45-vjeçar ka kërcënuar gjatë ditës së sotme se do ta hedh në erë aeroportin e Podgoricës, Tivatit, hotele në Sutomore si dhe disa stacione hekurudhore, ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

“Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Departamenti i Sigurisë së Barit, janë njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e një hoteli në Sutomore se kanë marrë një telefonatë nga një person i panjohur ,i cili ka njoftuar se do të “hedhë në erë” hotelet dhe stacionet hekurudhore, pa specifikuar se cilat”, është bërë e ditur nga Administrata e Policisë.

Siç thanë ata, prokurori kompetent e cilësoi si vepër penale të shkaktimit të panikut dhe çrregullimit, raporton rtcg.


“Masat dhe veprimet janë ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Policisë së Tivarit, të cilët në bashkëpunim me oficerët e NCB Interpol Podgoricës kanë kuptuar se përdorues i numrit të telefonit nga i cili është dërguar telefonata kërcënuese është P.M.(45) nga Beogradi”, njoftoi policia.

Policia ka konstatuar se telefonatat e bëra mëngjesin e sotëm në numrat e telefonit të Aeroportit të Podgoricës dhe Aeroportit të Tivatit kanë ardhur nga e njëjta adresë, pra nga i njëjti numër telefoni.

Për këtë informacion është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, i cili ka nisur hetimet dhe gjatë ditëve të ardhshme do të jepen më shumë detaje. /Telegrafi/