eksperti-banner

Një austriak është gjetur i vdekur në një hotel në rrugën Prishtinë- Shkup.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.


“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Ahmeti.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë./Telegrafi/