LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Vendimi i Haradinajt, thikë në zemrën e lidershipit të Serbisë

Nitaj: Vendimi i Haradinajt, thikë në zemrën e lidershipit të Serbisë

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se tani e ka kuptuar që vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë një paneli hetuesish, më shumë se çka do tjetër, paska qenë thikë në zemrën e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda.

Përmes një statusi në Facebook Nitaj ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dyshim se vendimi i kryeministrit Haradinaj për t’ia kthyer mandatin sovranit ka qenë vendimi i vetëm i arsyeshëm.


Sipas tij, ‘tash kur shihet gjithë ky agresivitet i Beogradit kundër këtij hapi të Haradinajt, po bindet se ai vendim paska qenë edhe largpamës.’

“Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë një paneli hetuesish, me shume se çka do tjetër, paska qenë thike në zemrën e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda. Me duhet të them po ashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papërmbajtur të disa rretheve e individëve në Prishtinë e në Tirane, por edhe kjo mbase është e kuptueshme, sepse historikisht shqiptaret i kanë pasur esadistet e vet. E gjithë kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/