LAJMI I FUNDIT:

Nisma për Kosovën mbledh nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë?

Nisma për Kosovën mbledh nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë?

Nisma për Kosovën ka mbledhur 41 nënshkrime për votëbesimin e Qeverisë.

Kështu, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline. Po ashtu thuhet se kreu i Nismës, Fatmir Limaj është duke pritur të konsultohet më liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të vendosur për datën se kur do ta procedojnë mocionin.

Kujtojmë, që Nisma për Kosovën, ka iniciuar e para mocionin për rrëzimin e Qeverisë, e cila ndonëse në fillim nuk mori mbështetjen e plotë të partive, tani ka mbledhur 41 nënshkrime.