LAJMI I FUNDIT:

Nisin gërmimet në kampusin e UP-së, dyshohet për varreza masive

Nisin gërmimet në kampusin e UP-së, dyshohet për varreza masive

Sot kanë nisur gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, saktësisht tek parkingu i Fakultetit të Arteve me dyshimin se mund të ketë varreza masive.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari, ka thënë se gërmimet në këtë pjesë po bëhen pas dëshmisë së një qytetari, i cili ka thënë se ka parë trupa të pajetë që janë varrosur në këtë pjesë.


“Siç e dini në këtë vend ka pasë punime, gërmime edhe më herët sipas dëshmitarëve. Duke vepruar sipas informatave detyrë e Prokurorisë është që të verifikohen këto informata dhe gjithmonë veprojmë në atë mënyrë që urdhërojmë gërmime përkundër faktin që ky lokacion është gërmuar disa herë. Një dëshmitar ka pohuar se në këtë lokacion janë parë duke u varrosur njerëzit”, ka thënë Hajdari.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari (Foto: Ridvan Slivova)

Kurse, Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka thënë se shpreson se do të gjejnë mbetje mortore dhe se ky do të jetë lehtësim për familjarët.

“Më herë është gërmuar në një lokacion tjetër dhe s’ka pas gjetje, dëshmitarët kanë thënë që këtu gjatë luftës dhe dyshohet. Diçka ka ndodhë por ne nuk mund ta dimë saktë. Ne po shpresojmë që sot do të gjejmë mbetje mortore. Është lehtësim edhe për familjarët sepse edhe ata janë pajtuar që të gjejnë mbetje që të dinë ku i kanë varret më të dashurit e tyre. Nuk mund te themi për sa njerëz, qytetarët afër këtyre banesave kanë dhënë dëshmi dhe Prokurori ka dhënë urdhër të gërmohet në këtë pjesë që po dyshohet. Janë dy lokacione, tjetri është në pjesën e lartë m’varet se si do të shkojnë edhe punimet”, ka pohuar ai.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur (Foto: Ridvan Slivova)

Lluka ka folur edhe për gërmimet që po bëhen në varrezat e myslimanëve në Mitrovicën Veriore.

“Ne nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë ditë, kemi qenë në varrezat në Mitrovicën Veriore dhe dy tjera në Serbi të cilat janë ndërprerë. Serbia për mos të thënë se nuk po bashkëpunojmë po na dërgojnë në vende ku ka me miliona mbetje inerte dhe gërmimi është i pamundur. Krimi nuk plaket dhe sot ka sigurt mbetje mortore edhe në Serbi”, tha Lluka. /Telegrafi/

Nisja e gërmimeve në kampusin e UP-së (Foto: Ridvan Slivova)

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori