LAJMI I FUNDIT:

Nisin aktivitetet për ta bindur Rooneyn të shkojë në Kinë

Nisin aktivitetet për ta bindur Rooneyn të shkojë në Kinë

E ardhmja e Wayne Rooneyt te Manchester Unitedi duket shumë e pasigurt kohët e fundit, ndërsa Federata Kineze ka nisur fushatën për ta bindur sulmuesi që të shkojë atje.

Super Liga kineze ka shpenzuar 287 milionë euro në total këtë vit dhe një emër i rëndësishëm si Rooney, nëse do të arrijnë ta sigurojnë, do ta bënte akoma më tërheqës kampionatin kinez të futbollit në sytë e botës.


“Wayne Rooney është një super yll në Kinë. Edhe djali im i vogël di gjithçka për Rooney dhe unë kam një fanellë me fotografinë e tij”, ka thënë përgjegjësi i marketingut i Federatës Kineze të Futbollit, Li Jiuquan.

Mourinho humb durimin, Rooney më nuk do të jetë titullar?
Lexo po ashtu Mourinho humb durimin, Rooney më nuk do të jetë titullar?

“Nëse Rooney do të luante në kampionatin tonë do të tërhiqte një vëmendje të madhe, jo vetëm brenda Kinës, por edhe në televizion në të gjithë botën, dhe do ta bënte këtë kampionat akoma më të rëndësishëm. Vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të famshëm”.

“Lojtarët do të vazhdojnë të vijnë në Kinë, kjo është e sigurt. Klubet tona duan të përmirësojnë nivelin dhe futbollistë të tillë tërheqin shumë tifozë”, ka shtuar ai, transmeton Telesport.

Me rritjen e vazhdueshme të investimeve, Kina po bëhet protagoniste në tregun botëror të lojtarëve, duke paguar shuma të mëdha dhe duke ofruar rroga po aq të larta.

Megjithatë, pavarësisht problemeve të tij tek United, Rooney fiton 345 mijë euro në javë dhe ka edhe tre vite të tjera në kontratë.

Kinezët kanë arritur të bindin lojtarë, si Ramires, Gervinho, Hulk, Jackson Martinez, Ezequiel Lavezzi dhe Graziano Pelle në vitet e fundit, por transferimi i një lojtari si Rooney do të shkaktonte shumë bujë.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori