LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Konsensusi politik, garanton një reformë në drejtësi për të gjithë shqiptarët

Nishani: Konsensusi politik, garanton një reformë në drejtësi për të gjithë shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet më të fundit përsa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, nesër më 21 korrik 2016 dhe përgëzon aktorët për konsensusin.

Në një deklaratë për mediat, pasditen e së mërkurës, presidenti Nishani vlerëson dhe përgëzon, aktorët dhe faktorët e përfshirë dhe klasën politike shqiptare në përgjithësi, mbi konsensusin e arritur përmes kompromisit që ofruan në këtë proces. Ky proces dhe të gjitha përpjekjet e bëra me persistencë treguan rëndësinë e padiskutueshme që reforma në drejtësi ka mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.


“Që t’u shërbejë më së miri interesave të qytetarëve shqiptarë, është thelbësore që kjo reformë të finalizohet me sukses, duke ruajtur standardet më të larta profesionale dhe parimet e shenjta demokratike duke siguruar dhe garantuar së pari dhe mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Konsensusi dhe kompromisi garantojnë që reforma në drejtësi ose më saktë, ndryshimet kushtetuese do të arrijnë qëllimin aq shumë të dëshiruar e të mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë për një drejtësi vërtet profesionale, efiçente dhe të pavarur”, shprehet në deklaratë Nishani.

Në vijim të deklaratës thuhet se “Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh dhe nënvizuar edhe njëherë rëndësinë jetike që përmban reforma në sistemin e drejtësisë jo vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, por edhe për integrimin evropian me meritë të Shqipërisë, i uron punë të mbarë Kuvendit të Shqipërisë ditën e nesërme në votimin e projektit konsensual të arritur”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori