Ditët e fundit të 2016 Gjykata Kushtetuese po bëhet gati t’u dhurojë shqiptarëve vendimin e zbardhur të ligjit të Vettingut, një vendim ky që i hap dritën jeshile qysh në ditët e para të 2017 zbatimit të reformës në drejtësi.
Tetë gjyqtarët kushtetues janë thirrur për t’u takuar serish në mbledhjen me dyer të mbyllura të gjyqtarëve këtë të enjte në orën 10.00.
Qëllimi i mbledhjes siç thanë burimet jo zyrtare të Top Channel është që të redaktojnë vendimin final të Vettingut për të cilin në 22 dhjetor u la në fuqi me 6 vota pro dhe dy kundër. Siç thonë burimet redaktim do të thotë interpretim i votës me shkrim i çdo njërit prej anëtarëve, një procedurë kjo që mund të zgjasë maksimumi dy ditë.
Më tej vendimi i zbardhur në të cilin anëtarët Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj e cilësojnë ligjin e Vettingut si Kushtetues, do zbritet në sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu në këtë mbledhje duhet të argumentojnë mendimin kundër edhe dy anëtarët e tjerë Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj. Pas zbardhjes së verdiktit të Kushtetueses botimi në Fletore Zyrtare i hap rrugën skanimit pasuror e figurës dhe të aftësive profesionale të gati 800 njerëzve të drejtësisë të cilët janë gjyqtarë e prokurorë të të gjitha niveleve si edhe ndihmës ligjore.
Pas botimit në Fletore Zyrtare nis zbatimi i ligjit të Vettingut thënë ndryshe i ligjit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve e gjyqtarëve. Siç parashikon ligji procedurën e parë për zbatimin e tij e nis presidenti i cili do të deklarojë të hapur garën e kujtdo që synon të kandidojë për tre komisionet e Vettingut, proces i cili do të mbikëqyrët edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Sikurse thuhet në ligj, komisioni i pavarur i kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë institucionet e rivlerësimit që do të kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë, ndërkohë që të parët që do kontrollohen me procedurë të përshpejtuar do të jenë gjyqtarët kushtetues, prokurori i përgjithshëm dhe gjyqtarët e lartë. /Top Channel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit