LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski në takim me drejtorin e FAO, kërkohet mbrojtja e bletëve

Nikollovski në takim me drejtorin e FAO, kërkohet mbrojtja e bletëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara – FAO, Hoze Gracijano da Silva, në të cilën është biseduar për punën e grupeve teknike të MBPEU dhe përgatitjen e kornizës programuese të FAO-s për Republikën e Maqedonisë për periudhën e vitit 2018-2020.

Takimi është në kuadër të konferencës ministrore ndërkombëtare për “Rëndësinë e bletëve dhe pluhurimet tjera për bujqësi të qëndrueshme dhe siguri të ushqimit”, që mbahet në Bërdo afër Kranjit, Republika e Sllovenisë. Ministri Nikollovski, siç informojnë nga MBPEU në takim ka potencuar se pas dhjetë vitesh, MBPEU do të emërojë përfaqësues të saj të përhershëm në misionin e FAO-s në Romë.


Korniza programuese e FAO-s për RM-në për periudhën e vitit 2018-2020, siç informojnë nga MBPEU duhet të nënshkruhet gjatë konferencës së 10-të rajonale LANDNAT që do të mbahet në Shkup nga 19-21 qershor dhe me çka identifikohen sferat për të cilat FAO do të sigurojë ndihmë teknike dhe financiare për Republikën e Maqedonisë. Drejtori i Përgjithshëm Hoze Graciano da Silva shprehu bindje të fortë se FAO do të përfshihet në mënyrë aktive dhe do t’i angazhojë të gjitha kapacitetet e saja si partner kryesor i MBPEU gjatë fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve për bujqësi, zhvillim rural dhe siguri në ushqim.

Në mënyrë shtesë, ai e ka prezantuar edhe kornizën financiare për Fondin e gjelbër klimatik vlera e të cilit është 250 milionë euro. Kjo iniciativë është prioritet për MBPEU dhe Republika e Maqedonisë do të gjendet në portofolin e këtij fondi me projekte të veta për përballje me ndryshimet klimatike dhe rregullimin e ndikimit të saj të dëmshëm ndaj prodhimtarisë bujqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori