LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger vjen me poza atraktive nga Hawaii

Nicole Scherzinger vjen me poza atraktive nga Hawaii
Nicole Scherzinger (Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Nicole Scherzinger konsiderohet të jetë njëra prej femrave më joshëse, edhe pse është 40 vjeçare dhe ka një trup që ia kanë zili shumë femra të moshës më të re.

Ish-anëtarja e grupit “Pussycatdolls”, ishtë sinonim i femrës tërheqëse, për të cilën lirshëm mund të thuhet se mban atë epitet edhe tani.


Zeshkania vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilës tërheqin pothuajse gjithnjë vëmendje.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe atraktive nga Hawaii, gjersa shfaqet e mahnitshme dhe mjaft në formë në bikini.

https://www.instagram.com/p/Bxx3XMShoPw/

Përndryshe, Nicole aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/