LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Cage ende nuk do të luajë rolin e personalitetit të njohur Joe Exotic

Nicolas Cage ende nuk do të luajë rolin e personalitetit të njohur Joe Exotic
Nicolas Cage si Joe Exotic (Fotomontazh: HighXtar)

Nicolas Cage ka interpretuar role të një spektri të gjerë të çuditshëm gjatë gjithë karrierës së tij, por roli i Joe Exotic nuk do të përfshihet në atë listë, sepse Amazon ka vendosur ta lë të gjithë projektin në pritje.

Fituesi i Oskarit, i cili aktualisht po merr vlerësime për interpretimin e tij në filmin “Pig”, ka treguar se nuk do ta luajë “Mbreti Tigër” në serialin e Amazon, i cili është shtyrë tani për tani.


Sipas Variety, seriali i prodhuar nga Imagine dhe CBS Studios, i frymëzuar nga “Tiger King: Murder, Mayhem and Madness” i Netflix, mund të blihet nga kompani të tjera të prodhimit.

Joe Exotic (Foto: The Wrap)

“Ne duhet ta sqarojmë situatën. Kam lexuar dy skenarë, të cilët mendoja se ishin të shkëlqyer, por unë mendoj se Amazon përfundimisht mendoi se ishte një material që u shndërruar në një ‘kohë të kaluar’, sepse u desh shumë kohë që të bashkohej”, ka deklaruar Cage.

Ai shpjegoi se në një moment nga studioja menduan se ata kishin një hit, por “ai moment është zhdukur në distancë dhe nuk është më i rëndësishëm”.

Joseph Allen Maldonado-Passage i njohur si Joe Exotic dhe me nofkën “The Tiger King” (Mbreti Tigër) është një personalitet mediatik amerikan, biznesmen dhe një, i cili operoi me ‘Greater Wynnewood Exotic Animal Park’ (të njohur edhe si kopshti zoologjik G.W. Zoo në WynneWood të Oklahomas nga viti 1998 deri në vitin 2018.

Sidoqoftë, aktori i famshëm do të marrë një rol edhe më sfidues në të ardhmen – ai do ta luajë veten në filmin “The Unbearable Weight of Massive Talent”. Filmi ndjek Cage si një aktor pa para, i cili bie dakord për një performancë të paguar në ditëlindjen e miliarderit, super adhuruesit të tij, si pjesë e një veprimi të hollësishëm të CIA-s. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori