LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur, Nicolas Cage dhe gruaja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Riko solli në jetë vajzën e çiftit, me emrin e plotë August Francesca Coppola Cage, në një spital në Los Angeles të mërkurën, më 7 shtator. Ky është fëmija i parë i Rikos dhe i treti i Nicolas.


Aktori i “Kick-Ass” ka djalin Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-partneren, Christina Fulton dhe djalin Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.

Nicolas dhe Rico u takuan në Japoni në vitin 2020 kur ai po xhironte filmin “Prisoners Of Ghostland’. Ajo mori një rol në film duke luajtur një nga katër femrat manekine.

Pasi u fejuan në FaceTime, çifti u martuan në hotelin Wynn në Las Vegas në shkurt 2021.

Nicolas konfirmoi vetë lajmin e dasmës në një deklaratë për DailyMail.com: “Është e vërtetë, dhe ne jemi shumë të lumtur”.

Riko është gruaja e pestë e yllit të “Face/Off”. Nicolas ishte i martuar më parë me Patricia Arquette (1995-2001), Lisa Marie Presley (2002-2004), Alice Kim (2004-2016) dhe Erica Koike (2019). Cage dhe Koike ishin të martuar për katër ditë në mars 2019 përpara se ai ta anulonte.

Një certifikatë martese në shtetin e Nevadës tregoi se Riko kishte marrë emrin e Nicolas dhe tani njihet si Riko Cage.

Nicolas Cage thotë se nuk e konsideron veten aktor
Lexo po ashtu Nicolas Cage thotë se nuk e konsideron veten aktor

Pesë muaj pas lidhjes së martesës, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit “Pig” në Los Angeles.

Ata do të shfaqeshin në kopertinën e tyre të parë të revistës së bashku për Flaunt në tetor 2021. Në janar 2022, Nicolas dhe Riko njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në prill, Nicolas konfirmoi gjininë e fëmijës së palindur të çiftit gjatë një paraqitjeje në “The Kelly Clarkson Show”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori